Një paraqitje e shkëlqyer dhe mjaft impresiunuse për sportisten tonë të Vllaznisë dhe njëkohësisht të kombëtares Menida Meta ku mbas një kunkurence të ngjeshur dhe mjaft të vështirë Shqiperia arrin të rrembejë medalje të vendit të 3-të duke fituar 1 ndeshje kundër Gjermanisë 15-8 dhe duke u ndalur në gjysëm-finale nga sportistja Ruse.
•Përfundoi me sukses kampionati
“President Cup” ku morën pjese 50 shtete me 1400 sportist.
•Ky kampionat u zhvillua në qytetin e Durrësit dhe një meritë e vecante është për presidentin e Federatës Shqiptare të Taekwondosë z. Endri Hoxha dhe zv. presidentin z. Leo Kapri që mundësuan përgatitjen e këtij evenimenti kaq të rëndësishëm për shtetin tonë.
•Ekipi i Vllaznisë u paraqit me 4 sportistet më të mira që janë potencial i së ardhmes.
Menida Meta – 33 kg, vend i 3-të kadet.
Isra Meta -46 kg junior.
Irsa Osmanagiq -55 kg junior.
Enisa Shabaj -59 kg junior.
•U zhvilluan ndeshje të forta dhe me emocione të forta, ngelemi të kënaqur me paraqitjen e këtyre vajzave që po punojnë me shumë këmbëngulje për të arritur në vendet më të larta të podiumeve.
•E ardhmja na pret duke na gjetur të pergatitur në arritjen e sajë!