Presidenca portal për ankesat, Meta thirrje qytetarëve: Verifikoni që tani ku e keni qendrën e votimit!

Shpërndaje

Presidenti i Republikës Ilir Meta iu ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë qendrat ku do të votojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se do të hapet dhe një portal për qytetarët në institucionin e Presidentit që të informojnë për shqetësimet në lidhje me këtë çështje.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë!

Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet. ”, deklaron Meta.

Shpërndaje