Prekal, ura që rrezikon nxënësit/ Banorët: Kërkojmë riparimin e urës, s’kemi ku të ankohemi…

Shpërndaje

Kjo është ura mbi të cilën kalojnë fëmijët e fshatit Prekal për të shkuar në shkollë. Ndonëse jo shumë e gjatë, ura ka krijuar gropa në shumë vende ndaj nxënësit janë të rrezikuar e sidomos këto ditë kur ura mund të rrezikojë dëmtimin si pasojë e vërshimeve të fundit.

Nxënësit dhe prindërit kërkojnë që të merren masa për riparimin e urës por thonë se nuk kanë se ku të ankohen në një kohë kur edhe fshati si për cudi nuk ka një kryeplak.

Ecja mbi urën e dëmtuar prej muajsh, po rrezikon nxënësit e kësaj shkolle që lëvizin mbi të për ta vijuar mësimin. I gjithë fshati shpeshherë kufizohet nga vërshimi i lumit Kir dhe rënia e gurëve nga mali.

Më të veshtire e kanë fëmijet të cilët mbesin pa shkollë për shkak se lumi fryhet gjatë stinës së dimrit dhe në të nuk mund të kalohet.

Shpërndaje