Prefektja Angoni takim me anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes Civile…

Share your love

Në takim me anëtarët e Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe përfaqësuesit e bashkive Shkodër,Malësi e Madhe,Vau Dejës dhe Dr. Rajonal i AKMC Z. Besnik Hysaj diskutuam mbi masat shtesë që duhet të ndërmerren nga të gjitha strukturat e nivelit lokal gjatë kësaj përiudhë emergjente zjarresh.

Kërkova që në çdo Bashki te mblidhen komisionet e Mbrojtjes Civile me qellim angazhim të shtuar të strukturave lokale te strukturave te emergjencave të bashkive të cilët duhet të mbështeten më me shume struktura vullnetare.

Theksova rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm non stop 24 orë në territorin e përgjegjësisë per te nderhyre qe ne momentet e para në çdo rast të shfaqes së zjarrit.

Në përmbyllje kërkuam të ngrihen grupe monitorimi në të gjithë territorin e përgjegjësisë, ADZM, Bashki, NJA dhe në çdo fshat sidomos në zonat me rrisk zjarret, zonat turistike malore dhe plazhet.

Strukturat e MZSH do të kalojnë në regjim gadishmërie të përforcuar dhe të bashkëpunojnë ngushtësisht me strukturat e tjera lokale për të parandaluar dhe ndërhyrë me efikasitet që në momentin e parë të shfaqes së zjarrit.

Ndërkohë strukturat vendore të DVP do të monitorojnë dhe të sigurojnë informacionin në mënyrë të pa ndërprerë për të parandaluar çdo rast vënie zjarri të qëllimshëm apo nga pakujdesia dhe ndëshkim të menjëhershëm të autorëve.

Në fund të takimit të gjithë pjesëmarrësit u njohën me Urdhrin e Prefektit i cili ngarkon me detyre të gjitha strukturat për parandalimin dhe reagimin në shuarjen e zjarreve.

Share your love