Prefektja Angoni mbledh Komisionin e Mbrojtjes Civile, Prefektura Shkoder…

Në mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile #PrefekturaShkoder nisi punën e përbashkët në koordinim me shtabet e emergjencave pranë bashkive të #QarkutShkoder për menaxhimin e operacioneve në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve.

Prefektja e Qarkut Shkodër, në rolin e kryetares së Komisionit të Mbrojtjes Civile, sëbashku me Sektorin e Emergjencave Civile, kanë përditësuar Planin e Gadishmërisë me skenar zjarret dhe kanë hartuar urdhërin përkatës me detyrat konkrete për të gjithë strukturat ligjzbatuese që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e #QarkutShkoder

Duke filluar nga sot, pranë çdo bashkie do ngrihen Komisionet e Emergjencave Civile dhe shtabet të cilët duhet të organizojnë monitorimin e territoreve të përgjegjësive të tyre.

Ndërkohë, #PrefekturaShkoder do të hartojë Planin e Kontrollit për kontrollin dhe monitorimin e masave përgatitore nga strukturat e MZSH-ve të bashkive, për mbrojtjen e pyjeve dhe shuarjen e zjarreve.

Gjatë mbledhjes, një vemendje të veçantë mori një analizë e detajuar e emergjencave civile me të cilat është përballuar #QarkuShkodër për periudhën Dhjetor – Mars 2021, me qëllim reagimin e koordinuar dhe marrjen e përgjegjësive nga organet ligjzbatuese .