Prefektja e Qarkut Shkodër, në rolin e kryetares së Komisionit të Mbrojtjes Civile, mblodhi Komisionin e Mbrojtjes Civile me praninë e institucioneve anëtare të këtij komisioni.
Fokusi i takimit ishte analizimi i masave të marra nga organet ligjzbatuese në territorin e Qarkut Shkodër për përballimin e situatave emergjente 2020-2021.
Gjatë fjalës së saj, Prefektja Angoni diskutoi mbi sfidat dhe problematikat e emergjencave me të cilat është përballuar Qarku Shkodër duke analizuar emergjencat dimërore Janar – Shkurt 2020, pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e situatës së zjarreve.
Tematika e takimit u përqëndrua në analizimin e masave sezonale vjeshtë-dimër 2020-2021 (përmbytjet dhe izolimi nga bora).
Sfidë mbetet mos zbatimi i VKM, nr. 695 “për ngritjen dhe funksionimin e strukturës së funksionimit kombëtar të planifikimit dhe përballimit të emergjencave civile” për funksionimin e strukturave të emergjencave (drejtori/sektor) në bashkitë respektive; mirëmbajtja e agjinaturave dhe gërryerja e kundraligjshme e lumenjve.
Theksohet si emergjente përshpejtimi i procedurave të tenderimit për shpalljen e fituesve të kompanive kontraktuese nga Autoriteti Verior, ndërkohë që është bërë depozitimi në kohë i kripës dhe granilit.
Në përmbyllje, të pranishmëve iu dërgua për zbatim urdhëri i Kryetares së Komisionit të Mbrojtjes Civile ku janë të parashikuara detyrat për çdo institucion në nivel qendror dhe lokal të cilat do monitorohen në vijimsi nga Institucioni i Prefektit Qarku Shkodër.