Predha brenda “Kryqit të Kuq”/ Vriten 22 civilë në Gaza, 45 të tjerë të plagosur…

Shpërndaje

Të paktën 42 palestinezë mbetën të vrarë përgjatë të shtunës në Gaza si pasojë e sulmeve të kryera nga Ushtria Izraelite. Numri i viktimave u konfirmua nga Ministria Palestineze e shëndetësisë si dhe nga agjencia e lajmeve Reuters.

Avionët luftarakë të Izraelit shënjestruan kampin e refugjatëve Al Shati duke lënë të vrarë 24 persona ndërsa 18 palestinezë të tjerë u vranë në lagjen Al Tuffah të qytetit të Gazës.

Ushtria Izraelite lëshoi një deklaratë të shkurtër duke thënë se avionët e tyre luftarakë kishin goditur dy objekte të infrastruktures ushtarake të Hamasit në qytetin  e Gazës. Tel Avivi zyrtar tha se detaje të tjera mbi këtë operacion do të zbuloheshin më vonë.

Shpërndaje