Postribë/ Zhvillohet panairi  “Brezat Festojnë”. Promovohen produkte të zonës, traditat dhe vlerat kulturore…

Shpërndaje

Është promovuar në shkollën 9 vjecare të Mes-Myselimit në njësinë administrative të Postribës panairi i titulluar “Brezat Festojnë”.

Ky panair organizohet me qëllim promovimin dhe nxitjen e trashëgimisë së traditave të zonës, në të cilën gjendet një mozaik i larmishëm dhe i veçantë në etnografi, valle, këngë, kulinari, prodhime bujqësore etj.

Ky panair u organizua nga nxënësit e shkollës 9 vjecare të Mes-Myselimit ku të prabishëm kanë qënë përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Shkodër. Panairi I kthyer tashmë në traditë për zonën ka për qëllim promovimin e vlerave tradicionale të trashëgimise artistiko-kulturore dhe produkteve vendase të  njësisë administrative Postribë.

Shpërndaje