Porosia/ Zbulohet SMS që Basha i dërgon Kryesisë së PD dhe krerëve të degëve

Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu ka dërguar pasditen e djeshme një mesazh anëtarëve të Kryesisë së PD-së dhe krerëve të degëve.

Përmes një porosie të qartë, tekstin e të cilës e ka siguruar “BalkanWeb”, lideri i PD-së kërkon ndihmën e tyre, kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet.

Rrjetet sociale, thotë kryedemokrati, në kohën e pandemisë, por edhe për faktin se shumë media nuk e pasqyrojnë, mbeten mjet i rëndësishëm për shpërndarjen e mesazheve drejt qytetarëve. Ndaj, ju kërkon të bashkëpunojnë dhe ndajnë në profilet e tyre postimet e PD, në mënyrë që të shpërndahen dhe rishpërndahen sa më shumë.

foto galeri
Shpërndaje