Politikani serb, i cili jeton në Mal të Zi, Vladislav Dajkoviç ka provokuar me foto nga qyteti i Shkodrës.
Ai në postimin e tij në rrjete sociale qytetin shqiptar e konsideron qytet serb. Madje me krenari thotë se Shkodrën e ka çliruar stërgjyshi i tij.
“Sot kam vizituar qytetin antik serb Shkodra, në Shqipëri. Për këtë qytet më lidh tradita familjare, sepse Esad Pasha ia ka dorëzuar çelsat e qytetit gjatë çlirimit malazez të Shkodrës.
Si stërnip i Luke Shutovog Dajkoviç gjithmonë ndjehem bukur në këtë qytet, por gjithashtu me trishtim kur kujtoj mësimin e këngëve serbe, si: “Zidanja Skadra na Bojani” (ndërtimi i Shkodrës në Bunë) në letërsinë tonë. Nuk e harrojmë historinë tonë, as me çmimin e jetës.
Le të rrojë populli ynë, kudo që është”, ka shkruar ai.