Poliklinika Shkoder me 19 kabinete të specializuara/ Koçiu: Poliklinika do të ofrojë shërbime shëndetësore për 200 mijë banorë

Shpërndaje

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër shumë shpejt do të hapë dyert.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu në një postim në rrjetet sociale, ku ndau pamje nga kjo poliklinikë.

“Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbime shëndetësore për 200 mijë banorë në 19 specialitete të ndryshme”, shkruan Koçiu.

Ministrja u shpreh se do të vijojë puna për modernizimin dhe transformimin e strukturave spitalore dhe qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.

Poliklinika e Specialiteteve në Shkodër do të jetë e pajisur me 19 kabinete për specialitete të ndryshme të sëmundjeve të brendshme si dhe ekzaminime laboratorike e imazherike në: kardiologji, gastrohepatologji, reumatologji, endokrinologji, nefrologji, hematologji, pneumologji, pediatri, kirurgji, ORL, neurologji, onkologji dhe alergologji.

Ky institucion shëndetësor do të pajiset edhe me aparatura të reja mjekësore dhe diagnostikuese.

Shpërndaje