Policia zbarkon në shtëpinë e Vis Martinajt, gjurmë nga “mbreti i lotove?”…

Shpërndaje

Policia ka zbarkuar mëngjesin e sotme në shtëpinë e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinaj.

Në videon e siguruar nga ABC shihet se dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Martinajt në Fushë-Kuqe.

Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

Fati i Martinajt është mister që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.

Në videon e publikuar në të cilën është parë për herë të fundit i shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Martinaj, “mbreti i lotove” shihet i shoqëruar nga një femër dhe ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami tashmë i arrestuar, në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit.

Që nga ajo mbrëmje askush nuk di të thotë cili është misteri i zhdukjes së tij.

Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur./

Shpërndaje