Misionari i paqes dhe pajtimeve Nikoll Shullani, i cili ndërhyri për të shpëtuar Jan Prengën pas rrèmbìmit në janar të këtij viti është shoqëruar ditën e djeshme fórcérisht për në SPAK. Nikollë Shullanit i janë çuar 2 fletë thirrje për të dëshmuar në SPAK por nuk i është përgjigjur kurse herën e tretë Prokuroria kërkoi ndihmën e Policisë.
Nikollë Shullani, kryetar i shoqatës “Misionarët e paqes dhe pajtimit” në Shqipëri, ka ndërhyrë për të patur një marrëveshje mes familjeve Prenga dhe Doçi por nuk ia arriti.
Po ashtu edhe djali i Nikollë Shullanit, Gëzim Shullani është i përfshirë në këtë ngjarje, por në një intervistë kohë më parë për “News24” ka thënë për të birin se nuk ka lidhje me ngjarjen në Angli por është përshirë për të shpëtuar Jan Prengën.
Më 17 janar të 2020 Jan Prenga u rrèmbýe në Kamzë me automjet nga disa persona. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak dhe trúpi nuk i është gjetur ende. /BW/