Policia publikon fotot dhe emrat e tre të shumëkërkuarve

Ditën e sotme, Policia e Shtetit ka vijuar të publikojë emrat e personave të shumëkërkuar prej saj për vepra të rënda penale dhe që janë shpallur fajtorë për të kaluar shumë kohë në burg.

Autoritetet kanë publikuar identitetet dhe krimet e rënda të tre të kërkuarve të tjerë, të dënuar për vra.sje.

Dritan(Gramos) Rexhepi

Në datën 6 janar 1999, në Krujë, shtetasi Dritan Rexhepi ka vr.arë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vr.asja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Pla.gosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Bledar Mneri

Në datën 30.11.2015, në Tiranë, shtetasi Bledar Mneri ka vr.arë shtetasin V. B.  Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur dënimin me 25 vjet burg, për veprat penale “Vr.asja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gazment Nebiu

Ky shtetas ka qenë pjesëtar i bandës së ar.matosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye  Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vr.asja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vr.asja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.