Policia pajiset me një tjetër për sigurinë rrugore, teston drogën tek drejtuesit…

Policia Rrugore ka siguruar një tjetër pajisje të re e cila pritet të rrisë dhe më tepër sigurinë në rrugët e Shqipërisë nga drejtuesit e papërgjegjshëm.

Ditët e fundit, efektivët e rrugores kanë përdorur për herë të parë aparatin drogëtestues të markës “AquilaScan”.

Gjatë kontrolleve policore është ndaluar drejtuesi i një automjeti, shtetasi J. Ç., 25 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.???

Nisur nga ky fakt, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë testin e drogës, me aparatin AquilaScan. Pas testit, rezultoi se 25-vjeçari drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.???

Gjithashtu, këtij shtetasi iu pezullua leja e drejtimit dhe iu vendos masa administrative 15.000 lekë të rinj, për shkeljen e nenit 185 të parashikuar nga Kodi Rrugor.