Arens Beqiri 24 vjeç, mësohet të jetë përsoni i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodres.
Autor është një 22 vjeçar i cili është shpallur në kërkim nga policia e Shkodres.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:55, shtetasi E. Sh., 22 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin A. B., 24 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.