Gjykata e Krujës është tronditur paraditen e sotëm kur policia ka shkuar për të kryer disa arrestime dhe shoqërime.
Nga informacionet e para raportohet se me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme është shoqëruar në komisariat gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila me vedimet e saj ka urdhëruar lirimin e personazheve të njohur të botës së krimit si Endrit Dokle, Hekuran Billa apo dhe Genci Tafilit.Gjithashtu është shoqëruar edhe kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Ela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku, njeri shumë i afërm me gjyqtaren Hoxha. Gjithashtu është shoqëruar edhe kancelari i gjykates Argjent QesjaGazetari i Ora News, Elton Qyno, bën me dije se ndalimi i Hoxhës është realizuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, e cila e ka pasur nën hetim gjyqtaren për akuzën e korrupsionit.
Mes personave që janë shoqëruar në polici mësohet të jetë dhe kancelari i gjykates Argjent Qesja.
Sot puna në gjykatën e Krujës, është pezulluar totalisht për shkak të arrestimeve të punonjësve të këtij dikasteri.
Pse këto shoqërime? Deri në këto momente flitet se shoqërimet dhe arrestimet janë bërë për një çështje korruptive por nuk ka asnjë të dhënë se për cilin rast bëhet fjalë.Hoxha, momentalisht është në hetim administratim nga KLGJ, pasi Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, ka kërkuar shkarkimin e saj nga detyra për shkak të vendimeve scandalize të lirimit nga burgu të Hekuran Billës, Endrit Dokles i dënuar me burgim të përjetshëm dhe disa personave të tjerë.
Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka kërkuar ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, znj.Enkelejda Hoxha.