Policia Malazeze sekuestron 88 kg kanabis, po transportohej nga liqeni i Shkodrës

Shpërndaje

Në zonën bregdetare të Liqenit të Shkodrës në fshatin Podhum, policia parandaloi kontrabandën e 88 kilogramëve marijuanë, njoftoi Drejtoria e Policisë së Malit të Zi.

Oficerët policorë kanë regjistruar një mjet lundrues më të vogël me pajisje vëzhgimi natën dhe një person që mbante tre çanta në të dhe pas kësaj në skelën e improvizuar janë regjistruar disa persona për marrjen e këtyre çantave”, thuhet në njoftim.

Policia shton se ka kontrolluar terrenin dhe ka gjetur tre pako më të mëdha të hedhura me përmbajtje të lëndës narkotike marihuanë, me peshë totale 88 kilogramë.

Ata theksojnë se po punohet për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të këtij akti./Realitetipost/

Shpërndaje