Policia e Podgoricës mbrëmë ka gjetur 57 kilogramë marijuanë në pjesën bregdetare të liqenit të Shkodrës, në breg të kanalit të lumit Moraça, në afërsi të stacionit hekurudhor të Zetës.
Oficerët e Departamentit të Sigurisë në Podgoricë kanë gjetur dy qese më të mëdha dhe një më të vogël me gjithsej 54 pako marihuanë.
Siç njofton policia, thasët përmbanin një lëndë bimore jeshile, e dyshuar si lëndë narkotike marihuanë, me një peshë totale rreth 57 kilogramë.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, ku në vendngjarje janë kryer hetime.
“Pjesëtarët e Policisë së Podgoricës po ndërmarrin masa dhe veprime intensive për identifikimin dhe gjetjen e personave që mund të kenë lidhje me materialin e gjetur”, njofton policia./RealitetiPost/