Policia jep versionin zyrtar për aksidentin e rëndë të ndodhur në Fushë- Krujë

Shpërndaje

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë- Krujë, ku 4 persona kanë vdekur. 3 prej viktimave kanë humbur jetën në vendngjarje, dhe personi i katërt ka humbur jetën teksa ka qenë duke u transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Borizanës, ku një automjet me targa “AA 848 ZZ” ka goditur një kamion nga pas, duke shkaktuar dhe bilancin tragjik.
Nuk ka ende detaje lidhur me identitetin e personave që kanë mbetur të vdekur, ndërsa dyshohet se ata kanë qenë në mjetin që ka goditur nga pas kamionin.

Dyshohet se në mjet ishin duke udhëtuar katër të rinj, dhe shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën ata po udhëtonin.

Edhe pse supozohet që qarkullimi të jetë bllokuar në të gjithë vendin pas orës 18:00 të mbrëmjes, mesa duket kjo nuk është zbatuar në Fushë Krujë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shpërndaje