Policia e Shtetit, me mjete të reja – Hapet tenderi 450 milionë lekë për flotën e re…

Shpërndaje

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur hapjen e tenderit me objekt marrje mjetesh rrugore me qira për Policinë e Shtetit, ndarë në dy lote: marrje autovetura sedan me qira dhe marrje autovetura suv me qira për policinë e shtetit. Në total, vlera e fondit limit është 450 milionë e 695 mijë lekë.

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, marrja me qira e mjeteve do të jetë për një periudhë katër vjeçare, pra do të meren me zero km dhe do të jenë në përdorim të qiramarësit për katër vjet me një planifikim vjetor mesatar 32.500 km për grup mjetesh, ose shfrytëzim mesatar prej 130.000 km për 4 vjet, po për grup mjetesh. Kjo do të mundësojë efikasitet dhe ruajte të imazhit të institucionit.

Referuar dokumentit, këto pajisje janë të homologuara dhe do të plotësojnë të gjitha parametrat teknikë të kërkuara nga normativat e BE dhe ato të policisë së shtetit shqiptar.

Ndërkohë, përsa i përket dizenjimit të mjeteve të policisë së shtetit, ngjyra e automjetit do të jetë i bardhë, ku do të vendoset flamuri kombëtar, si dhe stema e Policisë së Shtetit me material adeziv fosforishent në të dy portat e para dhe në qendër të kapakut të motorit.

Në pjesën e dytë të shiritit blu pas stemës, Policia e Shtetit mbishkrimi dhe Policia Rrugore me ngjyrë të bardhë, po kështu do të jetë i vendosur dhe numri telefonit të policisë.

Shpërndaje