Shkodëe/ Zbardhet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 04.06.2020, ku mbeti i plàgosur shtetasi V. K.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjárjes.
Vihet në pranga edhe 27-vjeçari që mbeti i plàgosur, pasi theu masën e sigurisë “Arrést në shtëpi”.
Në pránga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krímí.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë vijuar punën intensive për zbardhjen e ngjárjes së ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të datës 04.06.200, ku u plàgos me àrmë zjàrri shtetasi V. K., 27 vjeç.
Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të bërë nga strukturat e Policisë u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit R. Z. 30 vjeç, banues në lagjen Skënderbeg, Shkodër, për veprën penale “Plàgosja e lehtë me dashje”.
Gjithashtu është bërë ndalimi i shtetasit V. K., 27 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, Malësi e Madhe, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit, i cili ka qenë me masë sigurie “Arrést në shtëpi”, pasi kishte dalë me leje të posaçme për efekt të COVID-19.
Gjithashtu u bë ndalimi i shtetasit E. D., 32 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, për veprën penale “Moskallëzimi i krímít”.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se kjo ngjarje ka ndodhur për motive të dobëta.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.