Policia e Shkodres zbardh ngjarjen e djeshme, identifikon autorët të cilët dhunuan 62 vjeçarin…

Shpërndaje

Shkodër

Zbardhen brenda pak orësh, rrethanat e konfliktit të ndodhur mesditën e djeshme, në rrugën “Pogej”, si pasojë e të cilit u dëmtua me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasi V. B.

Identifikohen 6 shtetasit e përfshirë në këtë ngjarje. Vihet në pranga njëri prej tyre, vijon puna për kapjen e 5 të tjerëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, të organizuara dhe të kryera menjëherë pas marrjes së njoftimit, mesditën e djeshme, për një konflikt në rrugën “Pogej”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi V. B., 62 vjeç, banues në Shkodër, specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar 6 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje.

Në vijim të veprimeve procedurale:

  • u arrestua shtetasi E. S., 47 vjeç dhe u shpallën në kërkim shtetasit I. S., 23 vjeç, S. H., 27 vjeç, A. K., 31 vjeç, S. T., 24 vjeç dhe A. B., 27 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Këta shtetas kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta, gjatë konfliktit për vendparkimin e automjeteve, shtetasin V. B., i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. S. ka patur me vete armë zjarri, ndërsa shtetasi A. B. dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e ngjarjes.

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shpërndaje