Policia e Shkodrës shpall në kërkim 4 përsona për ngjarjen e një nate më parë, ku u qellua me armë një lokal…

Shpërndaje

Policia ka arritur t’i identifikoje autoret e dyshuar qe qelluan ne drejtim te lokalit te Alfred Pjetrit ne Dobraç mbremjen e kaluar.
Mesohet se ndihme ne punen e policise dhane kamerat e sigurise te bizneseve perreth.

Ne vendngjarja jane gjetur gezhojat ndersa plumbat kane goditur edhe nje prej mjeteve te parkuara ne oborr.

Dy vellezerit Pjetri jane pjese e struktures se policise se shtetit, ndersa vellai i trete eshte ish-administrator i njesise Rrethina.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, policia vijon marrjen ne pyetje.

Shpërndaje