Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër
Në lidhje me një video të publikuar në emisionin investigativ “Stop”, ku shfaqet një shtetas duke dhunuar një 16-vjeçar, sqarojmë se :
Policia e Shkodrës pasi u njoh me rastin ka shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë, shtetasin E., F.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe pas konsultimit me prokuroren e gatshme ndaj 26-vjeçarit nisi procedimi penal për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” .
Gjithashtu sqarojmë se për këtë rast nuk ka pasur asnjë denoncim apo njoftim në Polici.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon mediat dhe qytetarët për denoncimet dhe i fton sërisht të denoncojnë rastet e dhunës e të çdo paligjshmërie tjetër.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin, garantuar rendin e sigurinë, për të parandaluar e goditur paligjshmëritë në territor dhe për t’i ofruar qytetarëve shërbim sa më cilësor.
VIDEO: