Policia e Shkodres procedon dy përsona dhe shpall në kërkim një tjetër…

Shpërndaje

DVP Shkodër/ Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas dhe vijon puna për kapjen e një tjetri, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 43 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur teksa drejtonte një automjet që nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Bosnje Herzegovinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 68 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi nga kontrolli në banesë, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu dhe fishek për të, që posedoheshin pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 40 vjeç, banues në fshatin Muriqan, pasi nuk u gjet në banesë, gjatë kontrolleve për të verifikuar zbatimin nga ky shtetas, të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për armëmbajtje pa leje dhe për kanosje. Vijon puna për kapjen e 40-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje