Policia e Shkodrës njofton shoferët për akset me probleme nga bora…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.

👨🏻‍✈️🚔Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore Shkodër, kanë shtuar prezencën e tyre nëpër akset rrugore, me qëllim orientimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, për shkak të reshjeve të borës dhe temperaturave nën zero, që kanë përfshirë të gjithë qarkun e Shkodrës.

🔴Akset rrugore, aktualisht janë të hapura dhe deri tani nuk janë paraqitur probleme.

🔴Këshillojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve, të tregojnë kujdes në drejtimin e mjetit, të respektojnë sinjalistikat dhe rregullat e qarkullimit rrugor, të reduktojnë shpejtësinë, me qëllim që të mos krijojnë problematika dhe pengesa në rrugë.

🔴Në akset rrugore!
Bogë – Theth
Prekal – Bregu i Lumit
Selcë – Vermosh – PKK Bashkim
Pukë – Fushë Arrëz,
drejtuesit duhet të jenë të pajisur me pajisje dimërore, për shkak të reshjeve më intensive të borës. Gjithashtu të shmangin lëvizjet e panevojshme, me qëllim që të mos pengohet lëvizja e borëpastrueseve.

🔴Për çdo ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital, shërbimet e Policisë që operojnë në qarkun e Shkodrës do t’ju vijnë në ndihmë menjëherë.

ZbatoRregullatUdhetoiSigurt

policianesherbimintuaj.

Shpërndaje