Policia e Shkodrës kontakton 501 persona të ardhur nga Italia…

Shpërndaje

Policia e Shkodrës vazhdon punën për verifikimin dhe kontrollin e të gjithë shtetasve shqiptare dhe të huaj rezidentë në Shqipëri, që kanë hyrë nga Republika e Italisë në Republikën e Shqipërisë, nga data 27 shkurt 2020 e në vijim. Mësohet se nga ana e Komisariateve te Policise, ne Drejtorine Vendore te Policise Shkoder jane kontaktuar në datë 14 mars 2020 ne total 501 shtetas si me poshte:

Komisariati i Policisë Shkodër: 201 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia . 106 persona jane kontaktuar me telefon dhe 95 persona jane kontaktuar fizikisht

Komisariati i Policisë Pukë: 30 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia dhe janë kontaktuar 22 me telefon dhe 8 fizikisht.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe: 159 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia dhe janë kontaktuar 79 me telefon dhe 80 fizikisht

Komisariati i Policisë Vau Dejës: 115 shtetas të ndryshëm të ardhur nga Italia, nga keta 61 jane kontaktuar me telefon dhe 54 persona jane kontaktuar fizikisht.

Vazhdon puna per komunikimin me personat e tjere sipas listes.

Shpërndaje