Shkodër/Informacion shtesë
Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.
Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Mithi, 46 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi Gentian Mithi, pas një konflikti të çastit me shtetasin Jaser Osmani, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit.