Policia e Shkodres arreston shoferin i cili po drejtonte makinen në gjendje të dehur…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

•Sektori i Policisë Rrugore

-arrestoi shtetasin P. Gj., banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. N., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

•Statcioni i Policisë Velipojë referoi materialet në Prokurori, ku nisën procedimet në gjendje të lirë për shtetasit F. F., 25 vjeç, banues në fshatin Rrjoll dhe N. M., banues në fshatin Gomsiqe, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me specialistët e IMT Shkodër, u kapën duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje