Shkodër/ Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan shtetasin E. Ç., 20 vjeç, banues në Shkodër, pasi mesditën e djeshme, në lagjen “Vasil Shanto”, ka aksidentuar me motomjet, shtetasin N. Gj., 23 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, këmbësor, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin L. L., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 32 vjeç, banues në Shkodër, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.