Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin R. K., 65 vjeç, banues në Shkodër, pasi ditën e djeshme në sheshin “Nënë Tereza”, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjithashtu, arrestoi shtetasin K. P., 63 vjeç, banues në Shkodër, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor “Mjedë-Shkodër”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin Z. M., 43 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 43-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 29 vjeç, banues në fshatin Lubinjë, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar L. H., 42 vjeç, banues në Gjermani, pasi në PKK Muriqan, në dalje, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.