Policia e Shkodres arreston 45 vjeçarin, goditi me sende të forta një përson…

Shpërndaje

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

-arrestuan shtetasin I. B., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, shtetasin K. K., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

-ndaluan shtetasin A. T., 44 vjeç, banues në fshatin Baks, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje