Shkodër/ Forca e posaçme “Shqiponjat” evidenton dhe godet një rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Arrestohet në flagrancë 26-vjeçar, poseduesi i lëndës narkotike.
Sekuestrohet nje sasi lënde narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, një sasi lekësh e përfituar nga shitja e kokainës dhe dy aparate celular.
Nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 26-vjeçar shpërndante kokainë në doza të vogla, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S. Rr. 26 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Dergut”, lagjja “Naim Gjylbegu”, Shkodër, forca e posaçme “Shqiponja” e DVP Shkodër, pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Mercedez Benz” i kanë gjetur 10 doza me lëndë narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të kontrollit fizik të ushtruar shtetasit S. Rr. i janë gjetur 35.200 lekë dhe dy aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.