“Po vendosen baste për jetën e Vis Martinajt”, ish-prokurori për aksionin në Fushë Kuqe: Policia ka pasur frikë…

Shpërndaje

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beci, ka kritikuar aksionin e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në banesën e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe.

Beci thekson se aksioni është kryer me 4 muaj vonesë nga denoncimi për zhdukjen e Martinaj, tregon se policia ka pasur frikë për sigurinë e punonjësve që mund të ushtronin kontrolle në atë zonë.

Ai shtoi në mënyrë figurative se e gjithë ngjarja e zhdukjes së Martinaj është kthyer në një telenovelë, ku njerëzit po vendosin baste për “mbretin e lojërave të fatit”.

“Është bërë si një telenovelë dhe është bërë si një enigmë që të gjithë janë kurioz çfarë do të ndodhë, sa arrijnë deri në vendosje bastesh. Për ironi të fatit, ndaj bosit të basteve po vendosen baste për të.

Fakti që kanë pritur 4 muaj dhe që nuk kanë shkuar aty do të thotë që ka pasur një mungesë sigurie për ruajtjen e pacënueshme të integritetit të punonjësve të policisë, ka përbërë rrezikshmëri hyrja në atë zonë. Fakti që kanë hyrë pas 4 muajsh me vonesë, tregon se diçka nuk ka shkuar në kontrollin e territorit të asaj zone”, tha Beci në një intervistë televizive.

Shpërndaje