Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Gjirokastër 22-vjeçari nga Shkodra…

Shpërndaje

Një 22-vjeçar nga Shkodra është arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Stacioni”.

I riu u kap në flagrancë duke transportuar kundrejt shumës 500 Euro për person emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ku punonjësit e Policisë i dhanë urdhër për ndalim dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës.

Nga kontrollet në automjet dhe nga veprimet e tjera procedurale rezultoi se ai po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë.

Njoftimi i policisë Gjirokastër:

DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”.

U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt 500 Euro për person emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në vendet e BE-së, vihet në pranga 22-vjeçari nga Shkodra.

Sekuestrohen me cilësinë e provës materiale automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, të mbështetur dhe nga inteligjenca policore, kanë finalizuar operacionin e koduar “Stacioni”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi A. D, 22 vjeç, banues në Dukagjin, Shkodër.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari u lokalizua në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ku punonjësit e Policisë i dhanë urdhër për ndalim dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës. Nga kontrollet në automjet dhe nga veprimet e tjera procedurale rezultoi se shtetasi A. D. po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës 500 Euro për person, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Mercedes Benz” dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Shpërndaje