“Po shkoj deri në Shkodër”. I zhdukur prej 5 ditësh, zbulohet telefonata e fundit e shefit të anti-drogës…

Shpërndaje

Policia dhe prokuroria e Shkodrës kanë nisur hetimet lidhur me humbjen që me 27 maj të këtij viti të shtetasit Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi. Elezoviç ka humbur kontaktet që me 27 maj me familjarët e tij në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Autoritetet malazeze pas denoncimit të familjarëve për humbjen e 54 vjeçarit kanë nisur hetimet ndërsa kanë sjellë materialet edhe në policinë e Shkodrës duke kërkuar kështu bashkëpunim dhje mbështetjen e autoriteteve shqiptare për gjetjen e shefit të antidrogës të Ulqinit dhe Tivarit.

Ndërkohë një hetim tashmë nga materialet referuar nga policia e Shkodrës pas dosjes së sjellë nga malazezët ka nisur edhe prokuroria e Shkodrës. Deri më tani mbeten enigëm shkaqet e kësaj humbjeje të 54 vjeçarit ndërsa dyshimet e para janë për një ngjarje kriminale edhe pse deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe për policinë dhe prokurorinë malazeze dhe shqiptare fati i Elezoviç është ende enigëm.

Gjithsesi pala malazeze ka nisur kërkimet në lumin Buna në kufi me Shqipërinë ndërsa kërkime pritet që të bëhen edhe në pjesën shqiptare. Po ashtu nuk ka asnjë dëshmi lidhur me lëvizjet apo momentet e fundit të 54 vjeçarit Elezoviç përveç dëshmisë së familjarëve të cilët kanë treguar bisedën e fundit me të. Sipas familjarëve biseda e fundit e Elezoviq është:

“Po shkoj deri në Shkodër se kam një punë. Nuk vonohem se kur të vij do i bie shkurt”, është shprehur shefi i anatidrogës për Ulqinin dhe Malin e Zi duke nënkuptuar se do të kthehej përmes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në lumin në Buna në zonën mes Pentarit dhe Reçit.

Edhe nga sinjali i celularit, gjurma e fundit e 54 vjeçarit rezulton pikërisht në këtë zonë të kufirit ujor dhe prej aty nuk dihet asgjë më shumë rreth lëvizjeve të tij dhe se çfarë ka ndodhur. Po ashtu sipas burimeve Elezoviç ka qenë duke hetuar një çështje të trafikut të drogës sëbashku me autoritetet shqiptare në policinë e Shkodrës. Policia malazeze në dyshimet e para të saj e lidh këtë ngjarje me një krim të mundshëm nga mafia e Malit të Zi në bashkëpunim me shtetas shqiptar.

Rudolf Elezoviç ka punuar për 6 vite si shef i policisë së Ulqinit ndërsa sëfundmi mbante detyrën e shefit të antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin. Është bashkëshortja e tij Marina Elezoviç ajo që ka bërë denoncimin ndërsa më pas policia dhe prokuroria në Malin e Zi nisën hetimin lidhur me këtë rast.

Shpërndaje