“Po hanim drekë”, Meta zbardh takimin me Ramën: Më tha që Basha nuk hyn në zgjedhje. Anulimi 30 qershorit? Ju tregoj pamjet po deshët…

Shpërndaje

Presidenti Ilir Meta vijon të mbajë të njëjtin qëndrim duke thënë se ka qenë Basha ai që e ka caktuar datën e zgjedhjeve bashkë me Oerd Bylykbashin në zyrën e presidentit. Madje Meta i ftuar në emisionin “Log” më Abc, shkoi dhe më tej duke thënë se ka video.

“Ky zoteria (Lulzim Basha) qe thote se une genjej, besoj e njohin te gjithe shqiptaret seriozitetin e tij ne raport me te vertetat.
Ky zoteri ne daten 2 qershor 2019 paralajmeroi se ne 8 qershor do behet nami dhe pergjegjesine ta mbaje sovrani. Ndaj per arsyet qe jane bere publike une mora vendimin.
Ky zoteri ka vizituar zyren time dhe daten e ka caktuar ky (13 tetorin). Ka filmime dhe eshte e miredokumentuar dhe une mund tja u ve ne dispozicion.

13 tetor, e ka caktuar ky zotëria në zyrën time sepse Rama refuzoi të bënim takime bashkë. Unë u detyrova të shpallja një datë tjetër dhe isha i detyruar ta shpallja me dakordësinë e opozitës. Datën e caktoi Basha bashkë me Oerd Bylykbashin te unë, nëse doni u jap edhe pamjet.

Anulimi ishte për shmangur dhunën se ai se shmangte dot. E dyta datën 13 tetor e ka caktuar ai sepse unë s’mund të thosha aprirori do shkoni me 13 tetor. Mirë Ramës si interesonte 13 tetori, po ky ça interesi kishte, kryetari i opozitës që të mos regjistrohej për zgjedhjet e 13 tetorit, pse u regjistrua lsi etj dhe s’u regjistrua partia kryesore.

“Ka qenë shumë rëndë, a do të të them gjëra të tjera. Unë ato i anulova për kushtetutën. E para. E dyta, në idenë time që e kisha biseduar edhe me Ramën, kur ishte për drekë te rezidenca qeveritare me mua kishim menduar që të gjejmë një datë të përbashkët edhe për çështjen e negociatave dhe ai më thoshte mua që ai nuk hyn kurrë në zgjedhje….”, tha më tej Meta.

Shpërndaje