Zëvendësministri i Jashtëm, Agron Tare, ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një lidhje në skype me emisionion e gazetares Eni Vasili, ku ka folur mes të tjerave dhe për shqiptarët e mbetur jashtë territoreve të Shqipërisë.
Tare bëri një thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vendet ku janë dhe të mos lëvizin sepse lëvizja ndikon në përhapjen e virusit.
Ndërkohë që gjatë gjithë kohës Vasili i kërkoi numrin e një autoriteti ku qytetarët mund të adresojnë problemet e tyre, por kjo duket se e ka gjetur të papërgatitur ministrin, e cili e akuzoi gazetaren se po bën një interpretim njësoj si Mandi i Nishtullës.
Pjesë nga biseda e zhvilluar mes tyre:
Agron Tare: Të gjithë qytetarët që ndodhen jashtë vendit të kontaktojnë ambasadën. Çdo ambasadë ka numër emergjence. Ne sot kemi arritur të fusim 100 persona brenda territorit.
Eni Vasili: Më shkruan një qytetar që telefonon dhe askush nuk përgjigjet.
Agron Tare: Ju shkruan një qytetar dhe ju po bëni interpretimin siç bëri Mandi i Nishtullës, këngëtari i njohur.
Eni Vasili: Ju lutem të jeni pak etik, më jepni një numër që ta provojmë tani me regjinë?
Agron Tare: Po ju jap numrin tim personal.
Eni Vasili: Jo, nuk dua numra personal. Keni një numër që mund t’më jepni tani ta provojmë me regjinë.
Agron Tare: Çdo ambasadë ka numrat e emergjencës.