Të shténa ármësh janë dëgjuar mesditën e sotme pranë kryqëzimit të “Prek Calit” në qytetin e Shkodrës.
Burime bëjnë me dije se është plágosur shtetasi Tonin Larushuku 38 vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spítal për të marrë ndihmë mjekësore.
NJOFTIMI I POLICISE:
Shkodër/ Policia identifikon autorin e plagosjes së ndodhur pak minuta më parë dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.
Në zonën e quajtur Prek Cali, të qytetit të Shkodrës, shtetasi Tonin Larushuku 38 vjeç, nga fshati Toplanë, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit me një person tjetër ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e DVP dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin Luverdo Kola, 29 vjeç banues në Shkodër.
Shërbimet e Policisë në bashkëpunim me FNSH kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit.
Në atë zonë është kapur dhe shoqëruar një person që dyshohet se ka djeni për ngjarjen .
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove materiale në vendngjarje që do ti shërbejë hetimit dhe dokumentimit të plotë ligjor të ngjarjes