Plagosje me armë në Shkodër…

Shpërndaje

Një plagosje ka ndodhur në Shkodër. Paraprakisht bëhet me dije se është plagosur shtetasi Ndue Preka në lagjen “Mark Lula”. Ndue Preka që u plagos nga një person ende i paidentifikuar ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin e autorit dhe kapjen e tij. Autori e ka qëlluar me pistoletë 3-4 herë dhe një plumb e ka kapur në këmbë. Plumbat kanë goditur edhe një makinë të parkuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të plagosjes së ndodhur pak çaste më parë. Mësohet se Ndue Preka po ecte në këmbë në momentin kur është qëlluar ndaj tij./Shkodraweb/

Shpërndaje