Plagosja në Shkodër, policia identifikon autorin…

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 18.02.2021 ora 12:20, në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të forta në kokë shtetasi K. B. 31 vjeç, i cili ndodhet ne Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rreziku për jetën

Falë veprimeve të shpejta hetimore është identifikuar autori i dyshuar dhe po punohet për kapjen e tij.

Veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.