Plagosja e një nate më parë në Shkodër, policia identifikon autorin…

Autori që la të plagosur, 28-vjeçarin Edis Reçajn në Shkodër është identifikuar.

Raportohet se policia tashmë është në kërkim të personit, identitetin e të cilit nuk e bën të ditur. Burimet bejne me dije se autori i dyshuar ka qënë në mjet me Reçajn, e më pas e ka qëlluar me armë.

Reçaj u plagos mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Perash’ të Shkodrës. I riu mori një plumb në gjurin e këmbës së djathtë. Policia e Shkodrës u njoftua përmes një telefonate për të shtëna me armë, e ndërkohë që efektivët kërkonin në zonë, 28-vjeçari Reçaj kishte shkuar vetë në spital.