Një person raportohet se është plagosur në Shkodër pasditen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Parrucë”.
Sipas raportimeve të para një person i identifikuar me inicialet B.T është goditur me thikë.
Gjendja e tij nuk dihet ende, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.