Pjesë e trupës gjykuese të ’21 Janarit’, shkarkohet nga detyra gjyqtari Besnik Hoxha…

Shpërndaje

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka larguar nga sistemi i drejtësisë gjyqtarin Besnik Hoxha.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Besnik Hoxha, ka qenë pjesë e trupës gjykuese në Shkallën e Parë për dosjen ‘21 janari’.

Shkalla e parë e vettingut (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) e konfirmoi më parë në detyrë, por pas ankimimit të Komisionerit Publik, çështja shkoi në KPA.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 39/2023, datë 04.09.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 661, datë 18.05.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besnik Hoxha.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 661, datë 18.05.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Hoxha.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 25.07.2024, në Tiranë.

Shpërndaje