Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 45-vjeçarja e akuzuar për trafik droge…

Shpërndaje

Policia ka arrestuar një 45-vjeçare nga Durrësi, pasi akuzohet nga autoritetet italiane për trafik droge dhe pjesë e një organizate kriminale në vendin fqinj.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

“Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Operacionalja 19” çon në pranga një 45-vjeçare, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen E.Sh., alias E.Sh., 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali”, njofton policia.

Shpërndaje