Është mbyllur pjesa e parë, në sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë. Pas 45 minutave të para, shkodranët kryesojnë 0-2.
Sfida u zhbllokua në minutën e 22-të, kur Herald Marku shënoi nga penalltia, e cila u fitua nga Kaina.
Ky gol i dha zemër shkodranëve, që arritën të shënojnë sërish në minutën e 29-të, këtë herë me Kaina, që e ndali topin në rrjetë, pas një gjuajtje të bukur me kokë.
Tirana do të provojë të reagojë në pjesën e dytë, ku shpresojnë që nga kjo ndeshje të mos dalin pa pikë.