Pjerin Ndreu shkarkon Voltana Ademin/ Emërohet kryetar i shoqates së bashkive…

Shpërndaje

Pjerin Ndreu i ze vendin Voltana Ademit dhe zgjidhet kryetar i shoqates se bashkive. Vendimi u mor ne mbledhjen e dites se sotme te asamblese, ku ishin thirrur drejtuesit e bashkive anetare.

“Kjo është Asamble e jashtëzakonshme e thirrur nga 1/5 e anëtarëve. Fillimisht u thirr Komiteti Drejtues, i cili mori vendimin e Asamblesë së Jashtëzakonshme. Në Asamble morën pjesë kryetarët e 15 bashkive dhe kryetarët e Këshillave Bashkiakë. Morën pjesë 23 nga 30. Zgjodhëm stafin drejtues të shoqatës. Shoqata kishte 2 vjet që nuk mblidhej, asnjë nga anëtarët e Asamblesë nuk vihej në dijeni për asgjë dhe në këto kushte ne kërkuam mbeldhjen e Jashtëzakonshme të asamblesë.

Pas propozimeve dhe votimeve u zgjodh kryesia e asamblesë së Shoqatës e përbërë nga 3 vetë, kryetar unë dhe nënkryetare Alma Hoxha dhe nënkryetar tjetër Ilir Xhakolli.

Ne nuk merremi me fantazi se çfarë thotë Gjykata Kushtetuese. Kjo është një shoqaqë që vepron dhe në shoqatë aderojnë bashkitë dhe jo kryetarët. Aderimi i bashkive është bërë me vendim të Këshillit Bashkiak. Kryetarët janë përfaqësues të bashkive në shoqatë dhe nuk ka të bëjë me emrin e kryetarit. Kushdo kryetar që do jetë nesër, përfaqësohet në komitetin drejtues dhe në Asamble. “

Shpërndaje