Piktura e 17 vjeçarit nga Shkodra në albumin e blogeres me famë botërore

Shpërndaje

Mediat sociale janë bërë një dritare promovimi për shumë artistë të rinj, që synojnë jo vetëm të afirmohen, por dhe të bëhen të famshëm në një treg pa kufinj.

I tillë është rasti i 17 vjeçarit nga Shkodra, Eljor Gjoni ku pasioni dhe talenti për pikturën e kanë shpërblyer, pasi ka përfunduar në albumin e ditëlindjes së Kylie Jenner.

Blogerja me famë botërore, pjesë e familjes Kardashian, në 23 vjetorin e lindjes mori dhuratë një album me fotografi dhe dedikime të fansave të saj. Në këtë album që Jenner e publikoi në Instagramin e saj, ishte dhe porteti i realizuar nga 17 vjeçari shkodran, shoqëruar me dedikimin e tij.

Kjo padyshim është një super reklamë për djalin e talentuar, i cili të tilla punime në grafikë dhe plumb i ka realizuar dhe për shumë personazhe të showbiz-it shqiptar dhe botërorë.

Kylie Jenner është një ndër mbretëreshat e instagram, duke numëruar mbi 190 milionë ndjekës dhe ku çdo postim i saj shton mijëra dollarë në llogarinë e saj personale.

Ajo u rendit nga Forbes në dhjetëshen e milionerëve të bërë vetë për moshën 20 vjeçare edhe falë linjës kozmetike tepër të suksesshme, që ka hedhur në treg vitet e fundit.

Ndaj dhe publikimi i portretit të realizuar nga 17 vjeçari shkodran Eljor Gjoni, është padyshim një sukses për këtë të fundit dhe një mbështetje shumë e madhe nga blogerja amerikane.

Shpërndaje