Ne keto kohe te paprecedent dhe te veshtira qe po kalojme mendimet tona jane per te gjithe ju dhe familjet tuaja. Ndersa perparesia jone eshte shendeti, siguria dhe mireqenia e te gjithe ju, lojtareve, punonjesve, tifozeve ,miqve tane dhe popullit tone.
Ne duam te ndajme me ju hapat qe kemi ndermarre gjate kesaj periudhe te perhapjes se pandemise se COVID-19.
Klubi i Basketbollit Vllaznia konfirmon se tashme jane larguar drejt vendeve te tyre te origjines te gjithe lojtaret e huaj, te cilet kontribuan per kuqeblute e koshit gjate sezonit 2019 – 2020. Gjejme rastin te falenderojme te gjithe lojtaret dhe trajneret te cilet kontribuan per Vllaznine e edicionit 2019 – 2020 me objektivin e vetem fitimin e titullit kampion.
Kujtojme se per here te pare ne historine e lojerave me dore arritem te zhvillojme marketingun me te sukseshem ne Shqiperi, ku shume sponsore besuan dhe iu bashkuan projektit tone, te cilet duam ti falenderojme perzermersisht.
Te gjithe lojtaret dhe trajneret te cilet kontribuan per Vllaznine komunikuan ne menyre te panderprere me publikun. U perpoqem me aq mundesi dhe kohe sa kishim te vleresojme te gjithe ato te cilet kane kontribuar per sportin e basketbollit shkodran.
E degjuam me shume vemendje dhe perkushtim zerin e sportdashesve, miqve tane, partnereve tane, kritikat e tyre, verejtjet dhe sugjerimet dhe reflektuam me aq sa mundemi ne funksion te permiresimit te gjerave dhe per ta çuar Vllaznine ne majat e basketbollit shqiptare dhe me tej.
Mbeshtetem me gjithe forcen e mundesive ultrasit tane per ti dhene lojes se basketbollit melodine e brohoritjeve aq te nevojshme per nje shfaqje sportive.
Per here te pare ne historine e basketbollit shkodran arritem fitoret e pare ne kompeticionin e Ballkan Liges, duke mundur te gjitha ekipet pjesemarrese dhe duke siguruar play-off.
Ndonese humbem finalen e Kupes se Republikes ne nje ndeshje ku udhehoqem tre periodat e para, siguruam te drejten per te luajtur ndeshjen per fitimin e Superkupes se Shqiperise.
Pallatit i Sportit “Qazim Dervishi” mori nje dimension te ri sportiv duke u transferuar ne nje qender te vertete sportive dhe duke terhequr vemendjen e shume personaliteteve te vendit tone dhe duke marre mbeshtetjen e vazhdueshme te Bashkise Shkoder dhe me gjere.
Jemi ndare me shpresen qe me ndihmen e Zotit situata te permiresohet per tu takuar sa me shpejt dhe do të vazhdojme te mbajme komunikim te shpeshte dhe transparent me ju sipas zhvillimit te situates.
Fatkeqesisht, Pandemia Globale e Coronavirus nderpreu ne mes ambiciet tona per te cilat jemi dedikuar ne menyre intensive per ti dhuruar sportdashesve dhe qytetareve shkodrane nje kenaqesi te cilen aq shume e meritojne.
Keto jane periudha sfiduese dhe reflektuese per te gjithe ne, por shpresojme qe sebashku, me shume kujdes, duke respektuar te gjitha rregullat, qetesi, durim dhe mbeshtetje te madhe tek Zoti, do ia dalim me sukses nga kjo sprove e perbashket per tu kthyer sa me shpejt me te mire dhe me te forte se kurre… sepse ne jemi VLLAZNIA. ❤️💙
Deri atehere, urimet me te mira dhe qendroni te sigurte. 😊